Ballina SPORT Futboll, tronditet Reali i Madridit, humbje zhgënjyese në shtëpi

Futboll, tronditet Reali i Madridit, humbje zhgënjyese në shtëpi

Reali i Madridit i jep fund serisë pozitive, duke marrë një goditje të rëndë me humbjen 2 – 1 në fushën e vet kundër Girona, në Javën e XXIV të La Liga. Me këtë disfatë, skuadra madrilene zbret në vendin e tretë të renditjes, pasi, të shtunën, dy rivalët direktë, Barcelona dhe Atletico Madrid, fituan sfidat e tyre.

Ndeshja e mesditës në Stadiumin “Santiago Bernabeu” nisi në mënyrën më të mirë për vendasit. Casemiro kaloi Realin e Madridit në epërsi me golin e tij në minutën e ’25.

Pas pushimit, të gjitha pritshmëritë u hodhën poshtë me përmbysjen surpizë të Girona. Në minutën e ’65, Stuani barazoi rezultatin me penallti, ndërsa dhjetë minuta më pas ishte Portu që vulosi fitoren e madhe të skuadrës së tij. Dita e keqe e madrilenëve u plotësua me Sergio Ramos, që në limitet e kohës së rregullt u ndëshkua me karton të kuq.

Me këtë humbje, Reali i Madridit largon edhe një herë shpresat për të arritur Barcelonën në krye të renditjes, pasi katalanasit tashmë janë nëntë pikë larg.