Ballina LAJME Futboll, trondit Marcelino: Valencia më shkarkoi sepse fituam Copa del Rey

Futboll, trondit Marcelino: Valencia më shkarkoi sepse fituam Copa del Rey

Marcelino Garcia Toral, ish-tekniku i klubit spanjoll të futbollit Valencia CF, ka folur pak ditë pas shkarkimit të tij të papritur, duke tronditur opinionin sportiv, teksa deklaroi se ishte shkarkuar sepse fitoi Kupën e Mbretit.

“Gjithçka nisi nga ecuria në Copa del Rey, – tha Marcelino. – Klubi donte që të përqëndroheshim vetëm në kampionat. Tifozët donin ta fitonin Kupën e Mbretit, sikundër donim edhe ne, por fitorja solli kaosin. Kush do ta kishte menduar? Nuk është normale që stafi të shkarkohet pasi ka arritur të gjithë objektivat. U ndjeva i pafuqishëm.”

Megjithatë, pas deklaratave nga ish-tekniku Marcelino, klubi i futbollit Valencia CF nuk ka reaguar.