Ballina SPORT Futboll, trajneri Mourinho thyen heshtjen

Futboll, trajneri Mourinho thyen heshtjen

Ish-trajneri i Interit, Jose Mourinho ka folur për herë të parë që prej shkarkimit nga stoli i Manchester United. Tekniku luzitan është shprehur se shikon përpara dhe se karriera e tij ka të ardhmen edhe pa Manchester United dhe “djajtë” kanë të ardhme pa të.

“Unë mendoj se ju më njihni, unë nuk ndryshoj. Ajo që kam bërë kur u largova nga Chelsea për shembull është po ai që do të bëj tani. Unë mbaj gjërat e mira dhe unë nuk flas për ndonjë gjë që ka ndodhur në klub. Unë mund të flas për jo aq mirë, por nuk jam unë. Manchester United ka një të ardhme pa mua dhe unë kam një të ardhme pa Manchester United.

Që nga shkarkimi i tij nga “djajtë e kuq”, emri i Mourinhos është lakuar në klube të rëndësishme si Interi, Bayern Munich, Real Madrid dhe ekipi kombëtar portugez, por ai nuk dha shenja për planet e tij të ardhshme.