Ballina SPORT Futboll, “Tottenham” vendos një rekord të ri në Premier League

Futboll, “Tottenham” vendos një rekord të ri në Premier League

Skuadra e “Tottenhamit” në Angli nuk di të barazojë. Këtë e thonë rezultatet e arritura deri më tani nga skuadra e Poketinos.

“Tottenhami” ka vendosur një rekord të ri në Premier League. Në fazën e parë të sezonit ata nuk kanë marrë asnjë barazim, por vetëm 15-të fitore dhe 4 humbje, duke grumbulluar 45 pikë.

Kjo nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë në kampionatin Anglez, dhe ekipi nga Londra bëhet i pari që e arrin këtë rekord.

Aktualisht janë luajtur ndeshjet e javës së 19-të të kampionatit anglez ku bie në sy shkëputja e “Liverpool” dhe kalimi në vend të dytë i ekipit londinez të “Tottenham”.

“Liverpool” bëri një paraqitje fantastike dhe ndodhet ne vendin e pare 6 pikë larg “Spurs”-ave, që kanë parakaluar një pikë para “Sitit” që mban vendin e tretë tashmë, pas disfatës në “Leicester” me rezultatin 2 me 1.