Ballina Sport Vendi Futboll, Tirana synon kthimin tek fitorja në ndeshjen ndaj Kamzës

Futboll, Tirana synon kthimin tek fitorja në ndeshjen ndaj Kamzës

Pas dy humbjeve të fundit me Flamurtarin dhe Laçin, ekipi i Tiranës kërkon kthimin në gjendjen e mëparshme. Trajneri Ardian Mema edhe gjatë kësaj jave ka pasur rezerva për ekipin e tij, ndërkohë që ka programuar disa lëvizje në skuadër.

Pas humbjes me vlonjatët, Mema ka pasur kritika për lojtarin Marvin Turtulli, i cili edhe pse ka luajtur vazhdimisht si titullar, këtë herë rrezikon të ulet në stol dhe zëvëndësues i tij mund të jetë Vinsent Atinga.

Me sa duket do të ketë lëvizje edhe në mesfushë për Edon Hasanin, pasi në ndeshjen e mëparshme me Flamurtarin prova për të nuk rezultoi me sukses.

Gjithashtu, lojtarët e tjerë që do të sakrifikohen janë Toni Mauexhe, Daja dhe Karabeci, të cilët do të luajnë së bashku në qendër, kurse sulmi mbetet ende një mëdyshje e madhe. Me Ngo të pezulluar, Sentamu shikohet për momentin si zgjidhja më e mirë.

Ndeshja me ekipin e Kamzës, që zhvillohet nesër, pritet të jetë edhe ndeshja ku Tirana synon kthesën e madhe.