Ballina SPORT Futboll, tifozët të çmendur si të Frankfurt, pushtohet “San Siro”

Futboll, tifozët të çmendur si të Frankfurt, pushtohet “San Siro”

Dhe nuk bëhet fjalë për ndeshjen brenda, ato kishin avulluar që përpara se shorti të nxirrte në skenë emrin e Interit. Tifozët e Ajntrahktit të Frankfurtit janë ndër më të zjarrtët në Gjermani dhe shumë të lidhur me fanelën e tyre.

“Commerzbank Arena” është “sold out” në çdo takim, ndërsa ata njihen dhe për spektaklin në tribuna me koreografi të mrekullueshme dhe pirtokenikë mbresëlënëse.

Mjaft interesant është fakti se tifozët e Ajntrahktit kanë prenotuar të gjitha biletat për ndeshjen e kthimit, pavarësisht sesa del rezultati i ndeshjes së parë. Dhe bëhet fjalë për plot 13500 bileta të vëna në dispozicion nga klubi zikaltër i Milanos, që janë ezauruar të gjitha ditën e sotme, ndërsa nuk përjashtohet që të ketë disa mijëra gjermanë më shumë në stadium.