Ballina Sport Vendi Futboll, Teuta vijon ëndrrën evropiane

Futboll, Teuta vijon ëndrrën evropiane

Ekipi i futbollit të Durrësit Teuta është kthyer te fitorja në kampionat.

Pasi barazuan 1-1 ndaj Kukësit, durrsakët kanë triumfuar minimalisht 1-0 ndaj Luftëtarit.

Në stadiumin “Niko Dovana” takimi nisi i vrullshëm për të besuarit e Bledi Shkëmbit, që arritën të kalonin në avantazh shumë shpejt. Vetëm 3 minuta i mjaftuan mesfushorit të talentuar, Sherif Kallaku për të tundur rrjetën. I shërbyer në hyrje të zonës nga Osmani, 21 vjeçari lëshoi një të djathtë potente, duke mos i lënë asnjë shans Ruçit për t’i ndryshuar udhë sferës.

Minutat e mbetura ishin me dy tablo, me Teutën që mendoi të administrojë avantazhin, ndërsa gjirokastritët e Gentian Mezanit tentuan me të gjitha forcat për tu larguar me një pikë nga Durrësi, mision që nuk arrit.

Me këtë fitore, Teuta vijon ëndrrën Evropiane, pasi qëndron në vendin e tretë me 25 pikë, ndërkohë që Luftëtari rikthehet te rezultatet negative, teksa numëron vetëm 13 pikë pas 14 javëve. Në javën e ardhshme Teuta udhëton drejt Korçës për tu ndeshur me Skënderbeun e vendit të dytë, ndërkohë që Luftëtari pret Kukësin