Ballina SPORT Futboll, Teuta nuk njeh kufi, firmos edhe me Vajushin

Futboll, Teuta nuk njeh kufi, firmos edhe me Vajushin

Frashri, Bushiç, Arapi dhe së fundmi Armando Vajushi, një merkato më shumë se sa e bujshme në letër, emra të rëndësishëm të futbollit shqiptar, por për ti parë në fushë të gjithë së bashku duhet ende kohë. Nëse tre blerjet e para ishin deri diku të pritshme, afrimi i Vajushit ishte i paparashikueshëm.

Ish mesfushori i ekipit Kombëtarë, së fundmi pjesë e Pro Vercellit në Serie C italiane, ka firmosur zyrtarisht kontratën e re me klubin durrsak. 4 blerje të rëndësishme, e të mendosh që Teuta ishte shumë konkurruese në dy fazat e para, dhe e gjithë kjo fushatë është bërë për të siguruar pjesëmarrjen në kupat e europës.

Në dy takimet e para për këtë vit, Teuta ka marrë vetëm dy pikë, dy barazime kundër Flamurtarit dhe Tiranës, sigurisht që kjo nuk ishte nisja që trajneri Shkëmbi kishte menduar. Afrimet e shumta kanë bërë që në Durrës të përzihen edhe një herë kartat, gara për të siguruar një fanellë titullari pritet të jetë edhe më fortë.