Ballina SPORT Futboll, Teuta në bisedime me Vajushin, goditja e madhe e merkatos së...

Futboll, Teuta në bisedime me Vajushin, goditja e madhe e merkatos së dimrit

Teuta e Durrësit mund të dhurojë një tjetër goditje në merkato, ndonëse ajo zyrtarisht është e mbyllur. Klubi durrsak mund të nënshkruajë me Armando Vajushin. Mesfushori shkodran është lojtar i lirë dhe, në këto kushte, ka të drejtë të nënshkruajë në çdo moment me një klub dhe, pas Kukësit dhe Partizanit, shkodrani është në bisedime me Teutën.

Siç raportojnë mediat e ndryshme, presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu, është i gatshëm t’i ofrojë Vajushit një kontratë deri në muajin qershor dhe, nëse zgjidhet edhe plani financiar, palët mund të shkojnë drejt akordit.