Ballina SPORT Futboll, tërmet tek Manchester City, rrezikon përjashtimin nga kupat e Europës

Futboll, tërmet tek Manchester City, rrezikon përjashtimin nga kupat e Europës

Manchester City mund të përjashtohet nga kupat e Europës, duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

Lajmi vjen nga zyrat e UEFA-s, ku njoftohet se është hapir një hetim ndaj klubit anglez, pasi dyshohet se ka shkelur rregullat e Fair Play-t Financiar.

Hetimi ka nisur pas disa artikujve të publikuar nga media të ndryshme europiane, ku sipas “Football Leaks”, raportohet se edhe vetë UEFA ka “mbyllur sytë” përballë shkeljeve të anglezëve.