Ballina Sport Vendi Futboll, tekniku Panucci: Më lehtë të drejtosh Realin sesa Shqipërinë

Futboll, tekniku Panucci: Më lehtë të drejtosh Realin sesa Shqipërinë

Trajneri Christian Panucci beson se e ka më të lehtë për të drejtuar Real Madridin sesa Shqipërinë. Në një intervistë të dhënë së fundmi, tekniku i Kombëtares së Shqipërisë ka shprehur mendimin e tij në lidhje me trajnimin e skuadrës.

“Është më e lehtë për të trajnuar Real Madridin, krahasuar me Romën, apo Shqipërinë, – ka thënë Panucci. – Ne kemi parë tashmë atë që bëri Zidane me një skuadër vërtet të mirë. Është gjithmonë më e lehtë në këtë rast, sesa nëse ke në dispozicion lojtarë mesatarë.”