Ballina SLIDER 1 Futboll, talenti 16-vjeçar Ansu Fati do të luajë me Spanjën

Futboll, talenti 16-vjeçar Ansu Fati do të luajë me Spanjën

Talenti 16-vjeçar i gjigandëve të FC Barcelona, Ansu Fati, do të luajë me Spanjën, duke i dhënë fund kështu garës ku ishin përfshirë edhe Guinea dhe Portugalia.

Sezoni i ri ka rezultuar një sukses për futbollistin, i cili është aktivizuar në të gjitha ndeshjet me FC Barcelona, duke qenë edhe protagonistë në shumë prej tyre me gola dhe asiste.

16-vjeçari ka lindur në Guinea, por ka jetuar për një kohë të gjatë në Spanjë. Talenti i tij në fushën e blertë bëri që të fillojnë përpjekjet për ta patur atë në ekip, si nga Spanja, ashtu edhe nga Guinea dhe Portugalia. Por, me sa duket, ai vetë vendosi për Spanjën, dhe qeveria spanjolle përshpejtoi procedurat për t’i miratuar atij marrjen e nënshtetësisë.

Ansu Fati do të jetë pjesë e kombëtares spanjolle, që do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Futbollit U-17, i cili zhvillohet në Brazil nga 26 tetori deri më 17 nëntor.