Ballina Sport Vendi Futboll, Spalletti: Ku gabova në ndeshjen me Atalantën

Futboll, Spalletti: Ku gabova në ndeshjen me Atalantën

Disa orë pas humbjes së Interit me rezultatin e thellë 4-1 ndaj Atalantës, në një sfidë ku zikaltrit u paraqitën tmerrësisht keq, tekniku Luciano Spalletti pranoi përgjegjësitë dhe zgjedhjet e gabuara.

Ai pranoi se nuk i kishte bërë llogaritë mirë me lodhjen e Championsit, që gjithashtu e vuajti edhe Barcelona mbrëmjen e të dielës përballë Betisit.

“Rezultati dhe mënyra e lojës, konfirmojnë se kemi gabuar të gjithë, por mbi të gjithë, kam gabuar unë. Tani që jam më i ftohtë dhe pasi pashë edhe ndeshjen e Barcelonës, kuptova e takimi i të martës ka peshuar shumë. Nëse do të kthehesha pas, do të bëja zgjedhje të tjera,”- deklaroi Spalletti pas humbjes.