Ballina Sport Bota Futboll, Shqipëria drejt shortit Euro 2020

Futboll, Shqipëria drejt shortit Euro 2020

Përfundimi i fazës së grupeve në Ligën e Kombeve sposton vëmendjen në shortin për Evropianin 2020 që do të hidhet muajin tjetër në Dublin.

Në dy dhjetor në Irlandën e Veriut do të mësohet edhe ndarja e ekipeve për fazën kualifikuese të turneut kontinental, aty ku Shqipëria shpreson se fati do të jetë në anën e saj për të evituar më të keqen.

Do të kemi të bëjmë me pesë grupe të cilat do të përbëhen me nga pesë skuadra, e pesë të tjera që do të përbëhen me nga gjashtë skuadra. Shqipëria ndodhet aktualisht në vazon e katërt, çka do të thotë se do të ketë tre skuadra më të forta në letër, për të afruar sërish ëndrrën e Europianit, një arritje të cilën e preku 2 vjet më parë në Francë. Në rast se do të renditemi në grupin me 5 skuadra, atëherë do të lëmë pas vetes vetëm një kundërshtar të dobët në letër.
Shqipëria pret të zbresë në fushë nga 21 deri në 23 Mars 2019, në varësi të shortit që do të hidhet të dielën e 2 Dhjetorit në Dublin. Për herë të parë në histori një Europian do të luhet në 12 shtete, e për ti afruar këto vende me shanset e kualifikimit, maksimumi dy prej tyre mund të shortohen në të njëjtin grup.