Ballina SPORT Futboll, Shehi shkund ekipin por mungesat mbeten shqetësim constant

Futboll, Shehi shkund ekipin por mungesat mbeten shqetësim constant

Është e pa mundur që Orges Shehi të ketë luksin të përzgjedh këtë edicion. Si të mos mjaftojë një merkato e “varfër”, lojtarë që nuk reshtin se larguari, Shehi duhet të bëjë llogaritë edhe më mungesat e shumta. Në momentin më të rëndësishëm të sezonit, humbi lojtarin më të mirë, Devi Bregun, e të mendosh që u dëmtua në një ndeshje miqësore. Lajmi i mirë është që talenti vlonjat është rikthyer të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës, por prezenca e tij në sfidën kundër Tiranës është e pa mundur pasi fillimisht duhet të rigjejë formën e tij fizike.

Në Vlorë pësuan një humbje e cila djeg shumë, mbi të gjitha për mënyrën se si erdhi, ku një gafe amatore e Oto Xhon i hoqi mundësinë për të dalë me pikë. Shehi përpiqet të karikojë ekipin përpara sfidës kundër bardhebluve, ku kërkohet me çdo kusht të rikthehen tek rezultatet pozitive, në të kundërt mund ta shohin veten shumë shpejt në atë grup skuadrash që luftojnë për mbijetesë. Shehit i duhet të punojë jo vetëm në aspektin psikologjik por dhe taktik pasi për këtë sfidë i duhet të ndryshojë rreshtimin në mbrojtje, ne një kohë kur për këtë takim nuk do të ketë në dispozicion, Kristi Vangjelin, i pezulluar për shkak kartonësh.