Ballina LAJME Futboll, Serie A, tekniku Max Allegri fiton dhe largohet nga Juventus

Futboll, Serie A, tekniku Max Allegri fiton dhe largohet nga Juventus

Masimilliano Allegri nuk do të jetë më trajner i klubit italian Juventus. Zërat që qarkullonin ditët e fundit janë konfirmuar tashmë nga vetë klubi, me anë të një deklarate zyrtare shpërndarë për mediat.

“Allegri nuk do të ulet në pankinën e Juventusit për sezonin e ardhshëm 2019-2020. Tekniku dhe presidenti Agnelli do të takohen bashkë për një konferencë për mediat, që do të mbahet nesër, në orën 14:00,” – lexohet në njoftimin e klubit italian.

Nën drejtimin e Max Allegri, Juventus ka fituar gjithçka që mund të fitohej në futbollin italian, duke vendosur supremacinë e padiskutueshme të “Zonjës së Vjetër”. Megjithatë, në arenën ndërkombëtare, rezultatet nuk kanë qenë edhe aq të mira, gjë që ka sjellë edhe përfundimin e kësaj marrëdhënie.