Ballina SPORT Futboll, Ronaldo reagon ndaj racizmit në sport

Futboll, Ronaldo reagon ndaj racizmit në sport

Ylli i “Juventusit”, Kristiano Ronaldo, reagoi dje pas fyerjeve raciste në drejtim të mbrojtësit të “Napolit”, Kalidu Kulibali.

Ronaldo reagoi kundër racizmit në futbollin italian, i cili ka qenë i pranishëm në këngët dhe brohoritjet e tifozëve të “Interit” ndaj futbollistit senegalez të “Napolit”, Kulibali.

Ronaldo në profilin e tij në Instagram shkroi se “në botë dhe në futboll gjithmonë duhet respekt dhe mirësjellje. Jo racizmit dhe çfarë do sulmi tjetër dhe diskriminimi”.