Ballina Sport Bota Futboll, Ronaldo para derbit me Torinon: E fitojmë ne

Futboll, Ronaldo para derbit me Torinon: E fitojmë ne

Juventusi nuk ka të ndalur këtë sezon të Serie A.

Skuadra e Allegrit ka vetëm një barazim dhe 14 fitore në 15 ndeshje të luajtura.

Këtë fundjavë “Zonja e Vjetër” ndeshet me rivalin e qytetit Torinon, që njëherësh është derbi i parë për Cristiano Ronaldon, i cili në një intervistë për Tuttosport ka thënë se kërkon vetëm fitoren.

“Kam mësuar se tifozët e Juventusit refuzojnë të humbasin dy ndeshje: ndaj Interit dhe ndaj Torinos. Humbja është gjithmonë diçka e keqe dhe nuk e pëlqej aspak. Derbi është gjithmonë një rast i madh, kështu që na duhet të fitojmë. Jam i qetë, sepse e di potencialin e kësaj skuadre. Në javët në vijim, kemi disa sfida të rëndësishme,” – ka theksuar ylli portugez.