Ballina SPORT Futboll, Ronaldo nderon Juven, “makineri golash”

Futboll, Ronaldo nderon Juven, “makineri golash”

Triumfi i Juventus në sfidën e sotme përballë Sampdorias me shifrat 2-1, i dedikohet yllit portugez të skuadrës, Cristiano Ronaldos.

Dopieta e CR7 riktheu te fitorja skuadrën bardhezi pas barazimit javën e shkuar në transfertën ndaj Atalantës. Kanë mjaftuar vetëm dy minuta lojë që  sfida të zhbllokohet ku Ronaldo me një goditje në hyrje të zonës mposhti portierin e kundërshtarëve.

Portugezi edhe në fraksionin e dytë ishte kryefjala e Juventus, teksa nga pika e bardhë e penalltisë mposhti për herë të dytë portierin e Sampdorias.

Në minutat e fundit gjërat mund të kishin ndryshuar pasi Sampdoria shkundi rrjetën, por VAR i erdhi në ndihmë ekipi torinez dhe goli u anulua. Me fitoren e sotme, Juventus arrin në kuotën e 53 pikëve.