Ballina Sport Vendi Futboll, Ronaldo: Manchester United nuk bëri asgjë për të merituar fitoren

Futboll, Ronaldo: Manchester United nuk bëri asgjë për të merituar fitoren

Juventusi ka marrë humbjen e parë të sezonit në Champions League mbrëmjen e djeshme, duke u mposhtur në Itali 1-2 edhe pse ishin në avantazh deri dy minuta para fundit.

Cristiano Ronaldo pas pezullimit në ndeshjen ndaj Valencias u rikthye duke shënuar në minutën e 65-të, por kur të gjithë menduan se Juventusi do të regjistronte fitoren e katërt të takimit, ndodhi përmbysja pas autogolit të Sandros që i dha fitoren Manchester United.

“Manchester United nuk bëri asgjë për ta merituar fitoren 2-1 ndaj Juventusit,” – u shpreh CR7 i revoltuar pas humbjes.

Por pavarësisht humbjes Juventusi mban vendin e parë me nëntë pikë, ndërsa Manchester me shtatë pikë, e në vendin e tretë renditet Valencia me pesë pikë.