Ballina Sport Vendi Futboll, rinovimi i “Santiago Bernabeut”, Perez: Reali, klubi më i mirë i...

Futboll, rinovimi i “Santiago Bernabeut”, Perez: Reali, klubi më i mirë i shekullit XXI

I renditur në vendin e dytë, prapa krahëve të Manchester United sa i përket pasurisë, me afro 5 miliardë dollarë, Reali i Madridit ka thënë prej kohësh tashmë se planet e tij për rinovimin e stadiumit ikonë do ta ndihmojnë të bëhet klubi më i mirë i shekullit të XXI-të.

Sipas presidentit të klubit të La Ligës, Florentino Perez, stadiumi i ri do të jetë më i miri në botë dhe do ta shpallë Realin e Madridit si klubi më i mirë i shekullit të XXI-të.

“Projekti do të sjellë një stadium të ri, një trashëgimi, e do të jetë gjithashtu burim krenarie për të gjithë pjesëtarët e klubit dhe tifozët tanë,” – tha Perez.

Rinovimi i tij do të sjellë konvertimin e stadiumin të vjetër në një strukturë gjigante metalike. Bernabeu i ri thuhet se kushton 400 milion euro dhe do të shfaqë një ekran video me 360 gradë dhe objekte të ndryshme tregtare.