Ballina LAJME Futboll, rekord për një mbrojtës, Manchester United paguan 80 mln stërlina për...

Futboll, rekord për një mbrojtës, Manchester United paguan 80 mln stërlina për Maguire

Një çmenduri e vërtetë financiare, teksa Manchester United bën goditjen e madhe të merkatos së verës dhe vendos një rekord të ri në historinë e futbollit. Sipas mediave angleze, Manchester United ka arritur marrëveshjen për transferimin e mbrojtësit të Leicester dhe kombëtares angleze Harry Maguire për 80 milionë stërlina.

Kjo është shifra më e lartë e paguar ndonjëherë për një mbrojtës, por e detyrueshme për të mundur rivalitetin e treguar nga Manchester City. Guardiola e kërkonte me ngulm futbollistin, por tani duhet të dorëzohet, pasi oferta e Manchester United ishte e parezistueshme.