Ballina SPORT Futboll, Rakitiç drejt Interit?! Dilema kushton vetëm 10 milionë euro

Futboll, Rakitiç drejt Interit?! Dilema kushton vetëm 10 milionë euro

Ivan Rakitiç i afrohet akoma më shumë Interit. Së fundmi drejtuesit e Interit, Beppe Marotta dhe Piero Ausilio janë takuar në mënyrë sekrete me ata të Barcelones për të diskutuar çështjen e transferimit të futbollistit kroat te zikaltrit, lajm ky që u publikua nga e përditshmja italiane La Gazzetta Dello Sport.

Sipas kësaj të përditshmeje, njerëzit e merkatos së Interit i ofruan Barcelonës 35 milionë Euro për kartonin e Rakitic, por katalanasit pretendojnë të marrin 45 milionë Euro për të. Megjithatë në këtë pikë është tërësisht e mundur që të arrihet një akord për një shifër të ndërmjetme duke përfshirë edhe bonuse të ndryshme.

Por jo vetëm kaq, mësohet se Interi po përgatitet t’i ofrojë Rakitiç një kontratë tre vjeçare deri në 2022, me kroatin që aktualisht te Barcelona përfiton 5.5 milionë Euro neto në sezon.

Kontrata e Rakitiç me kampionët e Spanjës skadon në vitin 2021 dhe mesfushori ka shfaqur gjithnjë dëshirën për të qëndruar në Katalunja. por 30 vjeçari me deklaratat e tij ka lënë të kuptohet edhe se mund të largohet nga Barcelona nëse klubi nuk i përmirëson kushtet në kontratë, pretendim që mesa duket Barcelona nuk ka ndërmend t’ia plotësojë.