Ballina SPORT Futboll, pritet dënim ekstrem nga UEFA për Manchester Cityn

Futboll, pritet dënim ekstrem nga UEFA për Manchester Cityn

City duket se tashmë është futur në një situatë të vështirë jo për shkak të rezultateve që deri më tani janë impresionuse por sepse UEFA ka nisur një hetim ndaj tyre, për shkak të thyerjes së rregullave për “Financial FairPlay”.

Blerjet e shumte edhe në çmime të larta ka detyruar UEFA-n të hapë një hetim dhe të marrë masa nëse nuk justifikon shpenzimet e bëra.
Ishte gjermania “Der Spiegel”, media që ka publikuar fakte të e-maileve, të cilat nxjerrin zbuluar gabimet e “Citizens” në merkato. Në mesazhet e publikuara nga gjermanët, vihen re sponsor fals që kanë hyrë në mes për të ndihmuar financiarisht klubin.

Flitet se këta sponsor i ka “shpikur” vet sheiku Mansur.
Kështu nëse të gjitha këto fakte vërtetohen UEFA ka të gjitha të drejtat të dënojë Sitin për shkelje të rregullave të “Financial Fair Play”. Pritet që të jetë një dënim ekstrem, pasi shtohet dhe akuza për mashtrim ndaj UEFA-s.