Ballina Sport Vendi Futboll, përballja Shqipëri-Skoci përcakton të ardhmen e kuqezinjve

Futboll, përballja Shqipëri-Skoci përcakton të ardhmen e kuqezinjve

Shqipëria luan sot ndaj Skocisë ndeshjen e fundit në grupe të Nations League. Mundësitë për kualifikim tashmë janë kompromentuar dhe do të duhet një mrekulli nga ato që ndodhin rrallë në futboll. Një fitore 4-0 e kuqezinjve në “Loro Boriçi”, e ndërthurur me një sukses minimal të skocezëve ndaj Izraelit tri ditë më pas, do të thoshte një mrekulli për kuqezinjtë.

“Nëse fitojmë dhe e mbyllim grupin me pikë të barabarta me rivalët, nuk mund të konsiderohet një dështim”. E lexuar mes rreshtave, një fitore i lejon trajnerit të tentojë kualifikimin në Europian edhe nëpërmjet kualifikueseve,”- u shpreh presidenti Armand Duka.

Shqipëria ka fituar vetëm një ndeshje në 7 takime të luajtura gjatë vitit 2018.

Klima nuk është më e mira por për lojtarët, rezultatet e fundit mund të shërbejnë për të shtrënguar fort dhëmbët dhe provuar deri në fund këtë herë.

Evropiani është aty, për t’u tentuar, edhe nëse nuk hyhet nga dera e Nations League, por bazat për të ardhmen hidhen që tani dhe prandaj ndeshja e sot mund të përcaktojë të ardhmen e kuqezinjve.