Ballina SPORT Futboll, Pele: Maradona është më i miri në botë

Futboll, Pele: Maradona është më i miri në botë

Futbolli gjithnjë ka prodhuar rivalitet mes më të mirëve në kohëra të ndryshme, gjatë gjithë historisë së tij. Një prej rivaliteteve të tilla, i konsideruar edhe si më i “dhunshmi” për shkak të shteteve të origjinës, është ai mes Peles dhe Diego Maradonës. Braziliani dhe argjentinasi kanë luajtur në epoka të ndryshme, megjithatë Pele është i mendimit se Maradona është futbollisti më i mirë në botë.

“Për mua, Maradona ka qënë një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave. Pavarësisht rivalitetit në fushë, tani me Maradonën kam një raport perfekt,” – ka thënë Pele për të përditshmen braziliane A Folha de Sao Paulo.