Ballina SPORT Futboll, PAOK i Selanikut i fiton të gjitha

Futboll, PAOK i Selanikut i fiton të gjitha

PAOK i Selanikut ka mbyllur sezonin futbollistik të këtij viti në mënyrën më fantastike të mundshme, duke fituar gjithçka që ‘loja e bukur’ ofron në Greqi.

Skuadra kampione e Greqisë ka triumfuar për herë të tretë rresht edhe në kompeticionin e dytë për nga rëndësia, teksa mposhti AEK të Athinës me rezultatin 1-0 në finalen e Kupës së Greqisë.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Akpom në minutën e ’46 të takimit.

Si rrallë herë, finalja e Kupës së Greqisë u zhvillua me stadiumin bosh, pasi mbështetësit e dy klubeve nuk u lejuan të marrin pjesë për shkak të shqetësimeve të sigurisë.