Ballina Uncategorized Futboll, Panucci nuk jep dorëheqjen, do paratë e kontratës

Futboll, Panucci nuk jep dorëheqjen, do paratë e kontratës

Italiani Christian Panucci ka pranuar përgjegjësinë për gjendjen e kombëtares kuqezi, por nuk ka pranuar të japë dorëheqjen. “Shkarkimin tim e ka në dorë presidenti Duka, duhet të pyesni Dukën për të ardhmen time,” – ka thënë tekniku kuqezi. Panucci ka theksuar se kontrata e tij përfundon në vitin 2019, duke lënë të nënkuptohet se ai kërkon të paguhet plotësisht për pagën e rënë dakort.

Në rast dorëheqje, Panucci nuk përfiton më asnjë pagesë, pasi do të ishte ai që ndërpret kontratën. Ndërkohë, në rast shkarkimi, Federata Shqiptare e Futbollit do të ishte e detyruar të paguante të gjithë pagesën e rënë dakort deri në vitin 2019.

“Shkarkimin tim e ka në dorë Duka, – ka thënë sot tekniku italian Panucci, – unë do respektoj kontratën deri në 2019, nëse nuk shkojmë në Kampionatin Evropian shkoj në shtëpi.”

Ai ka shtuar se “kam gabuar me filozofinë, do të ndryshojmë rrugën, të shpresojmë të jetë e duhura.”