Ballina Sport Vendi Futboll, Panucci i pakënaqur: Më duket sikur flas me një skuadër të...

Futboll, Panucci i pakënaqur: Më duket sikur flas me një skuadër të “shurdhët”

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci, nuk ka kursyer kritikat ndaj lojtarëve të skuadrës kuq e zi, duke deklaruar se çdo këshillë  dhe urdhër i tij shkon në vesh të shurdhër.

“Në ndeshjen me Skocinë e merituam humbjen nuk luajtëm mirë, vuajtëm shumë. Në Elbasan Arena do të jetë ndryshe pasi Shqipëria nxjerr lojë të mirë në shtëpi. Kemi pësuar 3 gola nga goditjet standarde. Me duket sikur merrem me një skuadër të “shurdhët”, duhet të përsëris çdo gjë me lojtarët që më duket sikur nuk më dëgjojnë pasi nuk zbatojnë urdhrat,”- u shpreh ai në një konferencë për mediat para ndeshjes së 17 nëntorit kundër Skocisë të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Panucci nuk dha përgjigje të drejtëpërdrejtë nëse do të largohet nga pankina kuqezi në rast humbje , dhe shtoi se një rezultat negativ do të ishte i vështirë për të gjithë.