Ballina SPORT Futboll, nesër shorti, UEFA ndryshon rregullohen e Ligës së Kampioneve

Futboll, nesër shorti, UEFA ndryshon rregullohen e Ligës së Kampioneve

Shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve do të hidhet nesër, në Nyon të Zvicrës. Vendimi i ri i UEFA do të zbatohet që nga dita e nesërme dhe shorti do të përcaktojë menjëherë çiftet e gjysmëfinaleve.

Deri më tani, shorti ishte hedhur edhe për çiftet gjysmëfinalistë, por UEFA e ka ndryshuar këtë rregull. Manchester City, Manchester United, Tottenham Hotspur, Liverpool, Porto, Ajax, Barcelona dhe Juventus janë skuadrat që do të luftojnë për trofeun e Ligës së Kampionëve.

Gjithashtu, shorti i çerekfinales është tërësisht i hapur, që do të thotë se klubet nga të njëjtat vende mund përballen me njëra-tjetrën.

Ndërkohë më 9 dhe 10 prill zhvillohen ndeshjet e para, ndërsa ato të kthimit pas një jave. Gjysmëfinalet zhvillohen me 30 prill dhe 1 maj, ndërsa ndeshjet e kthimit më 7 dhe 8 maj. Ndërkohë, finalja zhvillohet më 1 qershor, në Stadiumin “Wanda Metropolitano” të skuadrës së Atletico Madrid.