Ballina SPORT Futboll, Napoli ndalet nga Torino, Juvja shkon +13 pikë

Futboll, Napoli ndalet nga Torino, Juvja shkon +13 pikë

Përfundoi pa fitues përballja e “San Paolos” mes Napolit dhe Torinos, sfidë në të cilën Elseid Hysaj luajti titullar, por jo në rolin e tij natyral.

Ancelotti këtë radhë e kishte vendosur në të majtë. Gjithçka u mbyll me rrjeta të paprekura, edhe pse nuk munguan rastet në portën e Torinos.

Milik dhe Insigne provuan me të gjitha mënyrat për te gjetur golin, por pa rezultat, madje në minutën e 74-t sulmuesi italian ishte i pafat, teksa goditja e tij u kthye në lojë nga shtylla.

Napoli, që vazhdon të mbajë vendin e dytë në Serina A humb edhe më shumë terren me Juventusin kryesues, që është i shkëputur tashmë me 13 pikë më shumë se formacioni i Ancelottit.