Ballina SPORT Futboll, Messi rrezikon ndeshjen me Real Madridin

Futboll, Messi rrezikon ndeshjen me Real Madridin

Ylli argjentinas, Leo Messi mund të mos jetë i gatshëm për përballjen kundër Real Madridit, sfidë e vlefshme për gjysmëfinalen e “Kupës së Mbretit”.

Kjo pasi Messi pësoi një dëmtim ndaj Valencias, një shqetësim muskular që mund ta detyrojë asin e futbollit botëror të humbasë një tjetër sfidë ndaj rivalëve të përjetshëm pas asaj në kampionat.

Trajneri Valverde mund të vendosë ta lërë në stol, pasi nuk kërkon të rrezkojë një përshkallëzim të situatës. Sfida e parë ndaj Realit do të luhet të mërkurën.