Ballina SPORT Futboll, Messi: Rivaliteti me Ronaldon ishte i shëndetshëm

Futboll, Messi: Rivaliteti me Ronaldon ishte i shëndetshëm

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi është shprehur se rivaliteti me Cristiano Ronaldon që në vitin 2009, ishte i shëndetshëm dhe shumë i mirë për fansat.

Ronaldo këtë verë kaloi në “Juventus” dhe në një intervistë i bëri thirrje Mesit që t’i bashkëngjitet në ligën italiane të “Seria A”.

Mirëpo, argjentinasi nuk pati një koment për ftesën e Ronaldos.

Para se Luka Modriç të fitonte këtë vit topin e artë, ky titull i lojtarit më të mirë në botë për 10 vite kishte qenë monopol i Mesit dhe Ronaldos.

“Kur kuptova se kush ishte nominuar, e dija që nuk kisha gjasa të fitoja për vitin 2018,” -tha Mesi në lidhje me këtë trofe prestigjioz.