Ballina SPORT Futboll, merr fund “telenovela” Mbappe, qëndron tek Paris Saint-Germain

Futboll, merr fund “telenovela” Mbappe, qëndron tek Paris Saint-Germain

Kur u duk se e ardhmja e tij do të ishte diku tjetër, Kylian Mbappe ka lëshuar sinjale dashurie për Paris Saint-Germain. Francezi ndodhet aktualisht me pushime, por shumë shpejt pritet t’i bashkohet kampionëve të Francës, dhe këtë e ka konfirmuar përmes një statusi në rrjetin social Instagram.

“Në Paris për sezonin 2019-2020,” – shkruan ai.

Mbappe iu bashkua Paris Saint-Germain si huazim gjatë sezonit 2017-2018 dhe, në fund të atij sezoni, klubi kampion i Francës pagoi rreth 180 milionë euro për ta bërë atë tërësisht pjesë të tij.

Por, gjatë kësaj vere nuk kanë munguar përpjekjet, veçanërisht nga gjigandët spanjollë të Real Madrid për ta larguar talentin francez nga Parisi.