Ballina LAJME Futboll, mediat spanjolle parashikojnë shkëmbimin e bujshëm Neymar-Griezmann

Futboll, mediat spanjolle parashikojnë shkëmbimin e bujshëm Neymar-Griezmann

Në Spanjë, mediat shkruajnë për mundësinë e shkëmbimit të bujshëm mes FC Barcelona dhe Paris Saint-Germain, ku francezi Antoine Griezmann largohet drejt Parisit në këmbim të yllit brazilian Neymar që kthehet në Barcelonë

El Mundo Deportivo raporton se Neymar ka qenë në fundjavë në Barcelonë dhe kjo ishte vizita e dytë e tij në një muaj e gjysëm. Burimet e kësaj gazete thonë se Neymar ishte i ftuar në ditëlindjen e gruas së Luis Suarez, së bashku me futbollistë të tjerë, Lionel Messi dhe Antoine Griezmann.

Antoine Griezmann nuk po kalon momentin e tij më të mirë tek FC Barcelona, duke shtuar zërat për një largim të mundshëm të tijin në fund të sezonit. Sipas të gjithë gjasave, në të ardhmen mund të ndodhë një ofertë për shkëmbimin e dy sulmuesëve, duke parë edhe interesimin e Paris Saint-Germain për të patur futbollistin e kombëtares franceze në radhët e veta.