Ballina SPORT Futboll, mediat angleze: Allegri në krye të “djajve të kuq”

Futboll, mediat angleze: Allegri në krye të “djajve të kuq”

Massimiliano Allegri mund të marrë drejtimin e Manchester United në verën e ardhshme. Lajmin e bëjnë të ditur mediat angleze, sipas të cilave, Allegri ka nisur tashmë edhe leksionet në gjuhen angleze për të qenë gati për aventurën e re në Premier League.

Trajneri i Juventusit shihet si kandidati potencial për të zëvendësuar Ole Gunar Solskjaer në fund të sezonit. Pavarësisht dëshirës së tij, aventura e norvegjezit në pankinën e “djajve të kuq” duket se nuk do zgjasë më shumë se gjashtë muaj. Sipas asaj që raporton The Times, puna që 51-vjeçari ka bërë në drejtimin e Juventusit ka bindur drejtuesit e Manchester United për të marrë në konsideratë emrin e tij.

Allegri është nën kontratë me bardhezinjtë deri në vitin 2020, por dëshira e tij për të drejtuar në Premier League është e madhe dhe kjo mund të jetë vendimtare për të ardhmen e tij.