Ballina SPORT Futboll, mbyllet karriera e Icardit me Interin

Futboll, mbyllet karriera e Icardit me Interin

Mauro Icardi mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit me skuadrën zikaltër.

Siç raporton “Corriere Dello Sport”, sulmuesi argjentinas ka vendosur t’i japë fund njëherë e përgjithmonë shqetësimeve në gjurin e tij dhe duke përfituar nga situata që është krijuar do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Kjo do të thotë se sezoni i Mauro Icardit do të mbyllet përpara kohe. Jo vetëm kaq, pasi me operacionin do të përfundojë edhe karriera e tij me Interin. Pas vendimit të klubit, raporti me sulmuesin është prishur dhe në merkaton e verës ai do të shqyrtojë të gjitha ofertat, të cilat kanë nisur të vijnë që tani. Juventus dhe Reali i Madridit janë në në krye të listës, ndërsa Ikardit i duhet vetëm të zgjedhë se ku do të vazhdojë karrierën.