Ballina LAJME Futboll, Luzi 2008 humbet mundësinë e parë për në Kategarinë e Parë...

Futboll, Luzi 2008 humbet mundësinë e parë për në Kategarinë e Parë (VIDEO)

KF Luzi 2008 humbi mundësinë e parë që kishte që, sezonin e ardhshëm të luante në Kategorinë e Parë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, pas ndeshjes me KF Elbasani, e cila u mbyll me rezultatin 3-0 në favor të elbasanllinjve. Tani, KF Luzi 2008 do të duhet të luajë edhe një ndeshje tjetër kualifikuese, atë ndaj KF Shkumbini.

Në përfundim të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, KF Luzi 2008 u rendit i dyti në Grupin A të Kategorisë së Dytë. Në këto kushte, për t’u ngjitur ose jo një kategori më lart, ekipit iu desh të ndeshej me KF Elbasani, skuadra që u rendit e parafundit në Grupin B të Kategorisë së Parë. Por, këtë ndeshje e fituan elbasanllinjtë.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër KF Veleçiku – KF Shkumbini, triumfoi ekipi nga Kopliku, duke siguruar kështu qëndrimin në Grupin A të Kategorisë së Parë.

Tani, dy humbësit, KF Luzi 2008 dhe KF Shkumbini do të ndeshen mes tyre për biletën e fundit për në Kategorinë e Parë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit.