Ballina SPORT Futboll, Luis Muriel do rikthehet ne Milan

Futboll, Luis Muriel do rikthehet ne Milan

Luis Muriel duket se është prurja e rradhës për Milan.

Mediat Spanjolle kanë përforëcuar lajmin duke thënë se diskutimet janë në fazën përfundimtare. Të dyja shoqëritë e shohin këtë kalim pozitivisht për shkak të raportit të mirë me spanjollët si shkak i cështjes André Silva.

Luis Muriel është etiketuar si Ronaldo kolumbian për shkak të ngjashmërisë fizike që kanë dhe mënyrës së lojës së përafërt, dhe duket se është përforcimi i parë në sulm për skuadrën e Milan.

Diskutimet kanë mbetur pa zgjidhje vetëm në një pikë: Sevilla kërkon detyrimin e blerjes ndërsa Milan kërkon të drejtën të vendosë në qershor nëse do ta blejë përfundimisht apo ta kthejë në bazë. Por dhe kjo faze pritet te mbarojë shpejt.