Ballina LAJME Futboll, luhet sonte derbi i zjarrtë mes AC Milan dhe FC Inter

Futboll, luhet sonte derbi i zjarrtë mes AC Milan dhe FC Inter

Sonte në mbrëmje rikthehet magjia e derbit më të zjarrtë të Serie A, ajo mes AC Milan dhe FC Inter. Skuadra e kuqezinjve është në kërkim të triumfit, që prej prej tri vitesh vuajnë në përballjet e tyre me zikaltërit. “Derby della Madonnina” në Serie A, siç njihet ndryshe kjo ndeshje në futbollin italian, është fituar 64 herë nga FC Inter, 51 herë nga AC Milan dhe 55 herë ka përfunduar në barazim.

Dy trajnerët, Antonio Conte i FC Inter dhe Marco Giampaolo i AC Milan, padyshim që do të zbresin në fushë me formacionet e tyre më të mira. Stadiumi “Giuseppe Meazza” do të gumëzhijë nga brohoritjet e rreth 76 000 tifozëve, të cilët kanë blerë biletat për këtë ndeshje të paharruar.

Pas tre javëve të luajtura, FC Inter gjendet në krye të klasifikimit të Serie A me 9 pikë, ndërsa AC Milan është në vendin e shtatë me 6 pikë.