Ballina SPORT Futboll, legjenda e portës Xhanluixhi Bufon rikthehet tek Juventus

Futboll, legjenda e portës Xhanluixhi Bufon rikthehet tek Juventus

Xhanluixhi Bufon është gati të ribashkohet me Juventus, pas një transferimi të papritur nga klubi francez Paris Saint-Germain. Portieri 41-vjeçar, fitues i Kupës së Botës, ka kaluar 17 vite tek Juventus, para se të transferohej verën e kaluar drejt Parisit.

Por, tani legjenda italiane e portës ka rënë dakord të kthehet përsëri në Torino. Marrëveshja e portierit do të jetë për një sezon, por ai pritet të marrë një rol tjetër në klub, kur të dalë në pension.

Transferimi pritet të ndodhë sapo Juventus të largojë mbrojtësin aktual Matia Perin, për të cilin kanë shfaqur interes Roma dhe Sevija.