Ballina SPORT Futboll, largohet Begeja, Gugash Magani është trajneri i ri i Besës

Futboll, largohet Begeja, Gugash Magani është trajneri i ri i Besës

Gentian Begeja nuk do të jetë më trajner i Besës. Ai vendosi që të largohet nga ekipi, ndërkohë që klubi kavajas e ka gjetur menjëherë pasuesin e teknikut durrsak.

Në krye të verdhezinjve të do vijë një emër i njohur për futbollin shqiptar, si Gugash Magani, për momentin pa skuadër, që kur u largua nga Trepça ’89 në Kosovë.

Aktualisht, Besa gjendet në vendin e dytë në Grupin B të Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit. Megjithëse klubi kavajas ka 26 pikë, diferenca me vendin e tretë dhe të katërt është ngushtuar ndjeshëm pas disa rezultateve jo të mira gjatë javëve të fundit.