Ballina LAJME Futboll, La Liga thyen rekord në merkato, Real Madrid klubi me më...

Futboll, La Liga thyen rekord në merkato, Real Madrid klubi me më shumë shpenzime

Të hënën në darkë ishte dita e fundit e merkatos dhe tani është kohë bilancesh, me kampionatin spanjoll La Liga, që për herë të parë në histori ka kaluar 1 miliard euro blerje. Madje, shifra ekzakte është 1,3 miliardë euro, rekord absolut për këtë kampionat.

Në krahasim me verën e kaluar ka një diferencë prej 413 milionë euro më shumë investime, ndërkohë që 308,5 milionë euro është diferenca mes blerjeve dhe shitjeve.

Real Madrid është klubi që ka kontribuar më shumë në blerjen e futbollistëve, pasi galaktikët këtë verë kanë shpenzuar 298 milionë euro për tetë blerje në total. Eden Hazard ishte blerja më e shtrenjtë me 100 milionë euro. Gjithsesi, lojtari më i kushtueshëm ishte Joao Felix, futbollisti i blerë nga Atletico Madrid te Benfica, për shumën e 127,2 milionë euro.

Rasti i Athletic Bilbao është me të vërtetë interesant, pasi është klubi më pak i përfshirë në merkato, me katër largime dhe pesë afrime, pavarësisht se nuk ka shpenzuar as edhe një qindarkë.