Ballina SLIDER 1 Futboll, kualifikohen tetë ekipet e para të Champions League

Futboll, kualifikohen tetë ekipet e para të Champions League

Janë luajtur mbrëmë ndeshjet e fundit të katër grupeve të para të Champions League, të cilat kanë përcaktuar në mënyrë përfundimtare ekipet që do të vijojnë në fazën tjetër të aktivitetit futbollistik më të madh të klubeve në Evropë.

Pas gjashtë ndeshjeve të luajtura, në Grupin A janë kualifikuar Borussia Dortmund dhe Club Atletico de Madrid, në Grupin B janë kualifikuar FC Barcelona dhe Tottenham Hotspur FC, në Grupin C janë kualifikuar Paris Saint-Germain dhe Liverpool FC, ndërsa në Grupin D do të vazhdojnë më tej FC Porto dhe FC Schalke 04.

Sonte pritet të luhen edhe ndeshjet e fundit të katër grupeve të tjera, të cilat do mbyllin edhe fazën e parë të Champions League. Faza tjetër janë ndeshjet me eliminim të drejtpërdrejtë, në bazë të shortit që do të hidhet nga UEFA. Në njërën vazo do të jenë tetë ekipet që kanë dalë të parat në grupe, ndërsa në vazon e dytë do të jenë ekipet e tjera që kanë dalë të dytët në grupe. Në këtë fazë të shortit, ekipet që vijnë nga i njëjti vend nuk mund të ndeshen njëri me tjetrin.

Humbësit më të mëdhenj të kësaj faze në grupe duket se kanë qenë ekipet italiane, ku dy prej tyre, FC Internazionale Milano dhe SSC Napoli, janë eliminuar. I vetmi ekip që do të përfaqësojë futbollin italian në Champions League ka mbetur klubi torinez Juventus.

Grupi A

AS Monaco FC – Borussia Dortmund 0 – 2
Club Brugge – Club Atletico de Madrid 0 – 0

Grupi B

FC Internazionale Milano – PSV Eindhoven 1 – 1
FC Barcelona – Tottenham Hotspur FC 1 – 1

Grupi C

FK Crvena Zvezda – Paris Saint-Germain 1 – 4
Liverpool FC – SSC Napoli 1 – 0

Grupi D

FC Schalke 04 – FC Lokomotiv Moskva 1 – 0
Galatasaray AS – FC Porto 2 – 3