Ballina Aktualitet Futboll, Komisioni i Disiplinës së FSHF përjashton Kamzën (VIDEO)

Futboll, Komisioni i Disiplinës së FSHF përjashton Kamzën (VIDEO)

Komisioni i Disiplinës së Federatës Shqiptare të Futbollit vendosi të përjashtojë nga Kategoria Superiore skuadrën e Kamzës, pas ngjarjeve të dhunshme në ndeshjen Kamza – Laçi javën e kaluar. Sipas dënimit të dhënë, skuadra e Kamzës edicionin e ardhshëm është e detyruar ta nisë nga Kategoria e Dytë.

Në vendimin e marrë përcaktohet se Klubi i Futbollit të Kamzës ka dështuar në përmbushjen e përgjegjësive për organizimin e ndeshjeve, duke mos zbatuar rregullat e sigurisë dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe zbatimin e ligjit.

Për këto arsye, Kamza dënohet me përjashtimin nga çdo aktivitet futbollistik për sezonin 2018-2019 dhe me gjobë në masën 1 miljon Lek.

Njëkohësisht, edhe zyrtari i Klubit të Futbollit të Kamzës, Naim Qarri, për dhunë të ushtruar ndaj zyrtarit të ndeshjes duke e goditur me grusht, dënohet me 36 muaj pezullim nga çdo aktivitet futbollistik dhe me gjobë në masën 100 mijë Lek.

Pas këtij vendimi, Kategoria Superiore do ta vazhdojë këtë edicion deri në përfundim të tij me vetëm nëntë skuadra.