Ballina LAJME Futboll, Kategoria Superiore U-17, të rinjtë e Skënderbeut fitojnë ndaj Besës (VIDEO)

Futboll, Kategoria Superiore U-17, të rinjtë e Skënderbeut fitojnë ndaj Besës (VIDEO)

Të rinjtë e Skënderbeut të Korçës kanë marrë tri pikë shumë të vlefshme në Kavajë, ndaj Besës, ku, pavarësisht përpjekjeve, rezultati mbeti po ai i pjesës së parë. Në këtë mënyrë, Skënderbeu i Korçës ka fituar me rezultatin 2 – 1 ndeshjen ndaj Besës, në Kavajë, ndeshje kjo e vlefshme për Grupin B, të Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit U-17.

Ndeshja filloi e mirë dhe me ritëm të lartë, por një autogol i futbollistit kavajas Rexha në minutën ’24 ia ndryshoi gjithë drejtimin lojës. Skënderbeu nisi të dukej më i sigurtë dhe, vetëm pas pesë minutash, erdhi edhe goli i dytë i korçarëve.

Djemtë e Besës së Kavajës u përpoqën të kthenin fatet e lojës në favor të tyre dhe, në minutën ’40, erdhi goli i parë për ta. Që nga ky moment, kavajasit e kërkuan me ngulm edhe golin e dytë të barazimit. Pjesa e dytë e ndeshjes ishte shumë e mirë për Besën, por fati nuk u buzëqeshi më djemve të Kavajës. Deri në fund, rezultati mbeti i fiksuar në shifrat 2 – 1 për Skënderbeun.

Pavarësisht kësaj humbje, rezultatet e Besës së Kavajës në Grupin B, të Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit U-17, kanë qenë shumë të mira.