Ballina LAJME Futboll, Kategoria Superiore U-17, të rinjtë e Besës fitojnë ndaj Elbasanit (VIDEO)

Futboll, Kategoria Superiore U-17, të rinjtë e Besës fitojnë ndaj Elbasanit (VIDEO)

Besa e Kavajës ka fituar me rezultatin 3 – 1 ndeshjen ndaj Elbasanit, ndeshje kjo e vlefshme për Grupin B, të Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit U-17. Ndeshja u luajt këtë fundjavë dhe djemtë e Kavajës e dominuan gjithë lojën, duke mos u lënë hapësirë lojtarëve të Elbasanit që të shënonin më shumë se një gol.

Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit U-17 është e ndarë në dy grupe, me nga 10 ekipe secila. Ky aktivitet zhvillohet në tre faza. Dy fazat e para zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje, ndërsa në fazën e tretë ekipet e grupit zhvillojnë ndeshje me sistem rrethi me një takim, duke u mbështetur në klasifikimin përfundimtar të arritur pas përfundimit të fazës së dytë.

Në fund të fazës së dytë, Besa e Kavajës u rendit e pesta e në grup, dhe fazën e tretë e hapi me përballjen me Shkëndijën e Durrësit, ndeshje të cilën e humbi me rezultatin 2 – 1. Ndërkohë, tani, në ndeshjen e dytë të kësaj faze ndaj Elbasanit, djemtë e Kavajës u treguan me të organizuar dhe luajtën me më tepër dëshirë. Kjo solli edhe fitoren me rezultatin e thellë 3 – 1.