Ballina LAJME Futboll, Kategoria Superiore, akte dhune në takimin Kastrioti-Tirana

Futboll, Kategoria Superiore, akte dhune në takimin Kastrioti-Tirana

Nuk kanë fund aktet e dhunës në futbollin shqiptar. Rasti i radhës është shënuar në Stadiumin “Redi Maloku”. Episodi është regjistruar në fundin e takimit mes Kastriotit dhe Tiranës, i mbyllur me fitoren e vendasve 1-0, rezultat ky që nuk është kapërdirë mirë nga drejtues dhe lojtarë të bardhebluve.

Vendimet e gjyqtarit kryesor Olsi Sokoli kanë revoltuar jashtë mase trajnerin e Tiranës, Ardian Mema, i cili është futur në fushë për të kërkuar sqarime. Ndërkohë, në një moment tjetër, mësohet se është goditur sulmuesi i Tiranës, Grent Halili.

Ky episod vjen vetëm pak ditë pas dhunës së ushtruar ndaj gjyqtarit në takimin Kamza-Laçi. Dhuna e ushtruar ndaj gjyqtarit i kushtoi shtrenjtë kamzalinjve, të cilët u përjashtuan nga Kategoria Superiore, ndërsa do e nisin sezonin 2019-2020 nga Kategoria e Dytë.