Ballina SPORT Futboll, Juventus, sondazh për Guardiolan por favorit mbetet Zidane

Futboll, Juventus, sondazh për Guardiolan por favorit mbetet Zidane

Lamtumira e Max Allegrit në fund të sezonit duket e sigurt, në këto kushte, Juventus ka nisur që tani punën për të gjetur zëvendësuesin ideal. Në Torino së fundmi është parë duke qarkulluar Pere Guardiola, vëllai dhe njëkohësisht menaxheri i Pep Guardiolës. Pere është dhe menaxher lojtarësh por yllin më të madh që ka në menaxhim është pikërisht vëllai i tij.

Vizita e tij në Torino ka ngjallur vëmendjen e mediave italiane të cilat shkruajnë se Juventus është duke zhvilluar një sondazh për të kuptuar nëse ekziston ndonjë mundësi për të afruar spanjollin në Torino. Ky lajm ka bërë jehonë edhe në Angli ku mediat shkojnë edhe më tej duke iu referuar një vizite blic që Pep ka zhvilluar në Itali për motive personale.

Pep

Përtej këtyre detajeve fakt është që Pep ka një kontratë me Man.City deri në vitin 2021, t’ia rrëmbesh “qytetarëve” në këtë pikë nuk është aspak e lehtë, në një kohë kur Guardiola rinovojë kontratën vetëm pak kohë më parë, dhe me çfarë kushtesh, 20 milion sterlina në sezon. E vetmja mënyra që Guardiola të largohet nga City është që të fitojnë Champions League dhe të jetë vetë spanjolli që ti kërkoj largimin. Për momentin Guardiola tek Juventus është thjeshtë një ëndërr por tifozët besojnë, fundja dhe Ronaldo ishte një ëndërr.

Zidane

Konkret dhe shumë i mundshëm është emri i Zinedine Zidane. Francezi do të ishte i kënaqur me një page normale, diçka më shumë se 7,5 milion euro që përfiton Allegri aktualisht. Marcelo dhe Isco, ky objektivat e Juventusit në merkaton e ardhshme, janë dy emra që afrojnë edhe më shumë Zidane me ish ekipin e tij.