Ballina SPORT Futboll, Juventus rekordesh dhe kampion dimri

Futboll, Juventus rekordesh dhe kampion dimri

Juventus është kampion dimri me dy javë më shpejt se mbyllja e fazës së parë dhe shënon një rekord të ri, në të pesë kampionatet më të rëndësishëm Evropian: 1-0 kundër Romës është fitorja e 16 që nga starti i sezonit, më mirë edhe se PSG. Bardhezinjtë ndëshkojnë Romën me një gol të Mario Mandzukic në minutën e 35, duke cuar Napoli në minus 8 e duke festuar Krishtlindjen me autoritetin e hyrjes në 2019 si një skuadër e blinduar dhe favorite për tripletën.

Bardhezinjtë ishin agresivë nga fillimi me Olsen që mbajti në lojë Romën në goditjet e Alex Sandro (dy herë) e Cristiano Ronaldo. Portugezi nuk ka shënuar këtë herë, si 11 vite më parë kundër Romës në atë 7-1 historik kur luante për Manchester, por ishte po aq deciziv me inkursionet e tij dhe mbështetjen për pjesën tjetër të skuadrës. Në minutën e 35′, portieri verdhekuq është detyruar të kapitullojë: kros i De Sciglio, Mandzukic me kokë i merr kohën Santon e depoziton në rrjetë. Skuadra e Di Francesco krijojnë pak edhe në pjesën e dytë, ndërsa Juventus shpenzon raste: Olsen është në një ditë spektakolare dhe pret gjithcka, sidomos ndaj CR7. Kur suedezi bën të vetmin gabim, shpëtohet nga arbitri Massa që sinjalizon një faull të dyshimtë të Bonucci, përpara se topi t futej në rrjetë. Në fund anullohet nga VAR edhe një gol i Douglas Costa, në asist të Ronaldos, por që nuk i prish humorin e Krishtlindjes bardhezinjve.